Connect with us

Itali

Kryeministri italian, Giuseppe Conte merr vendimin e papritur kundër kompanive Pfizer dhe AstraZeneca: Kanë shkelur marrëveshjen!

Published

on

Mësohet se ndër të tjera ai ka thënë se ngadalësimi në shpërndarjen e vaksinave është një shkelje serioze e marrëveshjeve dhe po shkakton dëme të mëdha në Itali dhe vendet e tjera evropiane, me pasoja të drejtpërdrejta për jetën dhe shëndetin e qytetarëve

“Pfizer-Biontech ka komunikuar një ngadalësim në shpërndarjen e dozave të programuara në vendet e BE dhe penalizon vendet që, si Italia janë të detyruara të ngadalësojnë vaksinimin. Nëse do të konfirmohej reduktimi prej 60% i dozave që do të shpërndahen në tremujorin e parë, kjo do të thotë se 3.4 milion doza do të dorëzohen në Itali në vend të 8 milion dozave. Ngadalësimi në shpërndarjen e vaksinave është një shkelje serioze e marrëveshjeve dhe po shkakton dëme të mëdha në Itali dhe vendet e tjera evropiane, me pasoja të drejtpërdrejta për jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, por edhe për strukturën tonë shoqërore dhe ekonomike, e cila tashmë është prekur rëndë nga një vit pandemik”, tha Conte.

 

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali, kanë humbur jetën 85,162 persona, sakaq janë infektuar 2,455,185 të tjerë