Connect with us

Aktualitet

Kryeministri Rama në Paris. Merr pjesë në Forumin Global Pozitiv…

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Global Positive Forum, një event i organizuar në Paris nën kujdesin e presidentit francez Macron.

Tema e forumit është “Nxitja e ekonomive pozitive në vendet në zhvillim”. Gjatë fjalës përshëndetëse, Kryeministri Edi Rama theksoi se këto aktivitete promovuese janë një dëshmi e rëndësishme e miqësisë mes vendeve.

“Kjo mbrëmje, koha që ndajmë sot bashkë është një dëshmi shumë e rëndësishme e respektit dhe afeksionit tuaj për vendin tonë, vend i cili ka nevojë mbi të gjitha që të ketë miq dhe shpresoj që do të vazhdojmë të bëjmë miq të tjerë të mirë, falë edhe ju të gjithëve që jeni ambasadorët më të mirë të kësaj miqësie.”