Aktualitet

Përplasjet tek FRD, Sali Shehu: Asnjë axhendë nuk parashikon nxjerrjen e partive nga selia forcërisht

Published

on

Kryetari i FRD, Sali Shehu në një intervistë për News 24 i është përgjigjur Erion Veliajt pasi ky i fundit në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës i kërkoi që të lirojnë zyrat.

Shehu thotë se FRD ndodhet në selinë aktuale falë një kontrate qiraje me Veliajn në 2016. Ai thekson se asnjë axhendë nuk parashikon nxjerrjen e partive forcërisht apo me detyrim nga selia.

Ai siguron Veliajn se pas 25 prillit FRD do të jetë jo vetëm me mbi 1% të votave në total, por edhe në parlament dhe në qeveri madje e siguron se do të bashkëpunojë edhe me Bashkinë e Tiranës.

“Ne jemi në këtë seli, me një kontratë me Veliajn në 2016. Sipas ligjit, partitë që kanë mbi 1% vota mund të kenë godinë. Madje edhe ato që janë në godinë dhe nuk kanë përfaqësi apo 1% të votave, mund të lidhin kontratë qiraje me Bashkinë.

Asnjë axhendë nuk parashikon nxjerrin e partive forcrërisht. Arsyeja do të sundojë mbi arbitraritetin.

Veliaj duhet të dijë se jemi në seli pasi na i njeh ligji. Jemi parti serioze, pa asnjë shenjë të zezë në parti. Kemi njerëz me kredibilitet, kandidatë të pastër nga figura. Partia do të jetë jo me 1%, do e shohë edhe në parlament, por edhe në qeveri.

Dhe madje besoj se do të bashkëpunojmë edhe me Veliajn si kryebashkiak i Tiranës. Unë besoj që ngjarjet e djeshme janë apel shumë i fortë për gjithë opinionin publik, se pa zgjedhje të lira Shqipëria s’ka rrugë për në Europë.”– tha Sali Shehu.

Exit mobile version