Kronike

Kthehen vizat për shqiptarët? Edhe Franca pro!

Published

on

Pas Holandës, tani edhe Franca? Mediat franceze thonë se autoritetet e këtij vendi po shqyrtojnë mundësinë e rivendosjes së vizave për shtetasit shqiptarë.

Sipas shifrave të ministrisë së brendshme franceze, shqiptarët renditen të parët për numrin e kërkesave për azil në Francë, me 7256 aplikime të regjistruara për periudhën janar-gusht të këtij viti. Kërkesat për azil nga shqiptarët në Francë janë rritur me gati 180%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Autoritetet në Paris janë të alarmuar nga shifrat e larta të qytetarëve shqiptarë, që abuzojnë të drejtën për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen dhe e shfrytëzojnë për të kërkuar azil në Francë.

Le Figaro thekson se këtë verë, 3 avionë rikthyen nga Franca në Shqipëri, shtetasit shqiptarë të cilëve iu refuzua kërkesa për azil. Situata është aq shqetësuese saqë Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb organizon çdo javë videokonferenca me drejtuesit e rajoneve, kryesisht atyre të lindjes së Francës, që kanë probleme me kërkesat për azil që vijnë nga shqiptarët.

 

Exit mobile version