Connect with us

MOTI

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Published

on

Sipas MeteoAlb: Moti në vendin tonë gjatë paradites karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. POR mesdita sjellë largim të vranësirave fillimish nga zonat perëndimore dhe gradualisht kthjellimet do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar. Orët e natës sjellin sërisht shpeshtim të vranësirave në vend.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten në mesditë duke  luhatur vlerat ekstremale ditore  nga 2°C  deri në 18°C.

Era do fryjë mesatare  me shpejtësi  45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kthjellime dhe rritje e ndjeshme e temperaturave të ajrit do të dominojë Europën Jugore. PO ashtu me mot të kthjellët por të acart paraqitet Veriu dhe Lindja e Europës. NDERSA Europa Qëndrore dhe Ishujt Britanik MBETEN me reshje shiu e dëbore.