Connect with us

Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për sot

Published

on

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por që në zonat perëndimore nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11ºC në 22ºC, në zonat e ulëta nga 17ºC në 28ºC dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 29ºC.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.