Connect with us

MOTI

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti këtë të mërkurë

Published

on

MeteoAlb parashikon se këtë të mërkurë vendi ynë që në orët e para të ditës do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta.

Ndërsa në orët vijuese pritet që vranësirat kalimtare të bëhen më të dukshme në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.

Era do të fryjë lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.