
MeteoAlb parashikon që deri në orët e mesdites, territori shqiptar do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta.
Por në vijim vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje të izoluara në zonat e thella malore, ndërsa mbrëmja përmirëson gradualisht motin edhe në këto zona.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 38°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.