MOTI

Kthjellime dhe vranësira të lehta, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Published

on

Moti sot parashikohet të jetë me alternime vranësirash kalimtare dhe kthjellime.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Vranësirat do të jenë më tepër të përqendruara në relievet malore si dhe zonën e Veriperëndimit.

Mjegull /mjegullinë në orët e para të mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje me shpejtësi 1-7m/s, hera-herës përgjatë vijës bregdetare deri në 10m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 me lartësi vale 0.2-1.0m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 3/14 re diell

Kukës 2/17 re diell

Lezhë 2/16 re diell

Dibër 2/12 re diell

Durrës 8/18 re diell

Tiranë 5/20 re diell

Elbasan 4/17 re diell

Berat 4/20 re diell

Vlorë 5/19 re diell

Korçë 1/12 re diell

Gjirokastër 0/16 re diell

Sarandë 6/20 re diell.

Exit mobile version