Astrologji

“Kujdes ku hidhni këmbën” keni shumë persona që nuk ju duan…horoskopi për ditën e sotme, 8 tetor 2024

Published

on

Dashi
Ju nuk po i dëgjoni këshillat e yjeve për të hequr dorë nga xhelozia. Ju duhet të mos silleni shumë ashpër me personat që i keni përzemër. Punët po ju shkojnë disi më mirë. Në sferën ekonomike jeni shndërruar në oktapod që vetëm gllabëroni para. Pika e dobët është paqartësia e ndjenjave, çelësi i suksesit; siguria ekonomike që shpesh edhe ju prish punë.

Demi
Nervozizmi është një pjesë normale e fiziologjisë tuaj qelizore. Përpiquni të jeni pak më xhentilë me qëllim që të mos ju largohen të gjithë. Kur shënoni territorin, këtë ju duhet ta bëni pak me dashuri sepse lufta brenda llojit është shkatërrimtare. Zbërthejani mirë kuptimin fjalëve partneres dhe qëndroni krenarë krah sharmit të saj. Pika e dobët; nxitimi, çelësi i suksesit; studimi në thellësi i rrethanave që jo rastësisht mund t’ju bëjnë mbret.

Binjakët
Sot ju pret një ditë dinamike. Dëshira për të punuar dhe për të ndryshuar gjithçka rreth jush ju ka pushtuar krejt ambicjet dhe po kaloni në një personalitet të çuditshëm edhe për ata që pretendojnë se ju njohin. Mos u bëni melankolikë nga kjo periudhë por ndriçimin e ideve ndajeni me kolegë profesionistë. Shkoni në zemër të njeriut që doni dhe flitini qartë për ato që synoni. Pika e dobët është stepja ndaj çështjeve të dashurisë, çelësi i suksesit mbështetja maksimale e personave dashamirës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gaforrja
Përrallat me ishuj thesari e arka floriri duhet t’i harroni për ca kohë. Luftoni në terrene konkrete për të fituar para dhe shikoni më larg hundës tuaj. Gaforre inteligjente të gjithë po presin aprovimin tuaj për një çështje ligjore, vërini vulën! Pika e dobët sot është mungesa e motivimit, çelësi i suksesit; harmonia shpirtërore me miq të vjetër.

LEXO PA REKLAMA!
SHKARKO APP

Luani
Kujdes ku hidhni këmbën, një hap gabim do ju kushtojë shumë në sferën profesionale. Intuita juaj e mprehtë nuk ju lë të rrëshkisni, por sot nuk është me ju. Në dashuri ju duhet të jeni të sinqertë dhe të bindur në atë që ndjeni. Financat kanë shanse të përmirësohen nëse do dini të vlerësoni rastet. Pika e dobët është një fjalë që mund të thuhet nxitimthi, çelësi i suksesit është heshtja.

Virgjëresha
Bëhuni të fortë dhe gjuani me sy të mprehtë çdo mundësi që ju jepet. Rëndësi sot kanë raportet ndërpersonale ku ju duket se dini të mbani fronin e shenjave të adhuruara. Ndjenjat kanë nevojë të evidentohen dhe juve këto kohë po kërkoni vëmendje në të gjitha mënyrat. Pika e dobët është impenjimi I tepërt, çelësi I suksesit; vendosmëria për të bërë gjithçka me kokën tuaj.

Ad

Peshorja
Vlerësoni lirinë tuaj! Në dashuri jeni zënë në rrjetën e merimangës e nuk po kuptoni si erdhët deri aty. Dëgjoneni zërin e zemrës dhe ecni të qetë. Profesionalisht po shijoni frytet e një kohe të stërmundimshme. Pika e dobët është mungesa e sistemimit të jetës tuaj, çelësi I suksesit; zgjedhja e duhur profesionale.

Akrepi
Jeni personi i duhur, në vendin e kohën e duhur. Shkolla e jetës nuk ju ka zhgënjyer, mjafton të dini të vendosni limitet tuaja. Përfitoni nga zemërgjerësia e të tjerëve por mos abuzoni. Profesionalisht jeni duke ngjitur majat. Pika e dobët është mania për të bërë sa më shumë para, çelësi i suksesit; dëshira për të njohur njerëz të rinj.

Shigjetari
Ftesat janë për t’u shqyrtuar e jo refuzuar me të parën. Ziliqarët po përgatisin terrenim për t’ju nxjerrë nga loja, kujdes me strategjitë. Në dashuri jeni me zemrën plot. Pika e dobët insistimi për të patur atë që nuk ju takon, çelësi i suksesit; shkathtësia.

Bricjapi
Ju po bëheni dembelë. Urdhri i peshkut nuk funksionon gjithmonë. Ndjenjat janë stabilizuar, por shpesh ia ndjeni frikën tundimit përtej asaj që keni pranë. Në punë ju duhet të bëheni me seriozë. Pika e dobët është mungesa e vullnetit, çelësi i suksesit; aftësia për të pasur çdo gjë nën kontroll.

Ujori
Hapësirat personale janë bërë për t’u respektuar. Do ndieni nevojën e një miku sot, por kjo nuk do të thotë se duhet ta lini gjithçka në dorën e të tjerëve. Lufta me veten ka nisur që herët, ndaj ju duhet të mos e ndalni vrapin. Pika e dobët është të qënurit gjithmonë në qendër të vëmendjes, çelësi i suksesit; shija e mirë në gastronomi.

Peshqit
Ka dy gjëra që duhet të ndani me veten tuaj sot; mania për të ikur nga problemet dhe dëshira për të zotëruar çdo gjë. Niseni nga punët e zemrës e më pas nga sfera profesionale. Mëdyshjet do ju mundojnë ca sot, por në fund të ditës do jeni argëtuar mjaftueshëm. Këshillat nuk ju bëjnë punë në këtë pikë, ndaj ndiqni rrugën që keni nisur. Pika e dobët është mungesa e një strategjie konkrete, çelësi i suksesit; përqëndrimi i lartë në detajet që i keni përcaktuar vetë./bw

Exit mobile version