Uncategorized

“Kur do martohesh?”- Nevina Shtylla shuan kuriozitetin e ndjekësve, zbulon planet e së ardhmes për jetën private

Published

on

Nevina Shtylla prej vitesh është në një lidhje romantike me një djalë që quhet Arbri. Ndryshe nga moderatorja, partneri i saj është jurist dhe i panjohur për publikun shqiptar.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, Nevina vendosi t’iu përgjigjej pyetjeve të tyre. Një ndër to ishte në lidhje me planet që ka modelja për të ardhmen.

Kur do martohesh?”, i shkroi ndjekësi, së cilit Nevina i tha: “Pas teje e kam radhën”. Kështu, zeshkanja simpatike iu shmang “me lezet” pyetjes dhe endosi të mos zbulojë planet për jetën private.

Gjatë këtij sezoni veror, Shtylla ka qenë shumë aktive në rrjete sociale, ku ka ndarë edhe foto hot e veshur me bikini. Para pak ditësh, ajo publikoi disa foto, në të cilat i dukeshin lehtësisht muskujt e barkut dhe trupi i tonifikuar, për të cilin Nevina është kujdesur shumë, e sidomos me pjesën e ushqimit.

Ndonëse nuk publikon foto me Arbrin, Nevina nuk e ka fshehur faktin që është në lidhje dhe shumë e dashuruar. Pak kohë më parë, kur një ndjekës e pyeti nëse është ende beqare, moderatorja iu përgjigj me ironi “Po”, duke publikuar edhe një foto në krahët e Arbrit.

Exit mobile version