Connect with us

Aktualitet

Kurti në Tiranë: BE e paplotë pa Ballkanin, për Kosovën situata më e vështirë

Published

on

Në një prononcim për mediat, kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri të ditur propozimin e tij në Samit, ndërsa u shpreh se shkak për ngecjen e nismave rajonale është mosnjohja e Kosovës nga Serbia.

“Isha edhe në një konferencë tjetër rajonale në Selanik. Janë shtuar nismat e ndryshme që bëjnë bashkë liderët e Ballkanit. Duhet theksuar që në fjalën time, konstatova se derisa 6 shtete të Ballkanit janë në BE, ajo nuk ësshtë ende e plotë. Kosova e ka situatën më të vështirë, pasi nuk ka as liberalizim të vizave. Jemi të vendosur për të zbatuar reformat e kërkuara.

Nismat rajonale ngecin se mungon njohja nga Serbia. Njohja nga Serbia do krijonte situatën që vendet të ecin më shpejt drejt BE-së. Nevojiten edhe vlerat e BE të vendosen në raportet mes shteteve, nuk mjafton vetëm tregu ekonomik.

Në fund dhash një propozim si mund të ecim para, është modeli i marrëveshjes europiane ekonomike. Ne të hyjmë si rajon i përbashkët në marrëdhënie me BE sa i takon ekonomisë dhe tregtisë. Të kalohet nga CEFTA në EFTA EEA.

Gjëja më e rëndësishme është që Shqipërisë, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut t’i bashkangjitet edhe Serbia në njohjen e Kosovës.” u shpreh Kurti.