Horoskopi i Paolo Fox për javën nga 13 deri në 19 maj 2024 do t’ju lejojë të qëmtoni paraprakisht se çfarë kanë rezervuar planetët për ditët në vijim, shenjë pas shenjë.
Kush do të jetë i preferuari i yjeve dhe kush do të duhet të armatoset me guxim dhe të përballet me sfidat e qiellit?
Do ta mësoni në rreshtat e mëposhtëm, duke lexuar pasqyrën astrologjike të Paolo Fox, astrologut shumë të ndjekur të Radio Lattemiele dhe I Fatti Vostri në Rai2, përkthyer nga noa.al.
Dashi: Java shihet të fillojë shkëlqyeshëm. Të hënën dhe të martën do të ketë një hënë të mrekullueshme në Luan për të rrënjosur energji dhe shkathtësi të re. Të mërkurën, Mërkuri do t’ju japë lamtumirën në një pikë më neutrale në qiell. Të shtunën dhe të dielën me Hënën përballë: do të jetë e nevojshme të bëhet kujdes maksimal.
Demi: Të hënën dhe të martën do të duhet të përballeni me një hënë të shtrembër. Mundohuni të mos u përgjigjeni provokimeve të njerëzve të tjerë, por qëndroni të fokusuar në atë që ka vërtet rëndësi. Për më tepër, të mërkurën Mërkuri, planeti i biznesit, do të zbresë në shenjën tuaj, përkrah Diellit, Jupiterit dhe Venusit. Rilindja juaj tani është një fakt i sigurt. E enjtja dhe e premtja janë ditët më të mira të javës.
Binjakët: Të hënën, të martën dhe të mërkurën Hëna do të jetë në aspekt të shkëlqyer: do të jetë një pjesë e parë e javës shumë intriguese për ndjenja dhe njohuri të reja. Mes të enjtes dhe të premtes Hëna do të jetë e kundërt: mund të pësoni një rënie fizike ose të ndiheni më nervozë se zakonisht. Për fat të mirë, do të jeni në gjendje të arrini përmirësime gjatë fundjavës.
Gaforrja: Pas një prilli shumë të vështirë në të cilin toleranca humbi dhe shpesh ju është dashur të ngrini zërin për të thënë fjalën tuaj, maji është një muaj që ju lejon të rikuperoni më shumë qetësi. Dy ditët e vetme që mund të nxjerrin në sipërfaqe tensionet e vjetra do të jenë ato mes së shtunës dhe të dielës. Konfirmime, përgjigje, mundësi të reja pune në horizont.
Luani: sSiç regon horoskopi i Paolo Fox, java juaj do të fillojë shumë mirë. Në fakt, të hënën dhe të martën, Hëna do të përshkojë qiellin tuaj. Premton të jetë 48 orësh plot me ide fituese dhe kreativitet të ri. Të mërkurën, Mërkuri do të largohet nga pozicioni i favorshëm për të arritur në territorin armiqësor. Do të duhet të filloni të keni më shumë kujdes me paratë, në punë dhe në marrëdhëniet me të tjerët në përgjithësi.
Virgjëresha: Java mund t’ju sjellë lajme të mira ose oferta interesante për punë. Mendoni me qetësi, por më pas bëni një zgjedhje jo më vonë se 25 maji, sepse atëherë Jupiteri do të bëhet i kundërt. Të mërkurën, Mërkuri do të jetë sërish aktiv: shumë shpejt do të vijnë mundësi të reja profesionale. Të enjten dhe të premten do të keni Hënën në shenjën tuaj, Venusin në Demi: do të jenë dy ditë të rëndësishme për ndjenjat.
Peshorja: Do jetë një javë mjaft e qetë, pa shumë ulje-ngritje. Më e keqja është tani pas jush. Jeni veterani i një prilli të karakterizuar nga shumë tensione dhe polemika. Maji do t’ju lejojë një rikuperim të ngadaltë, por gradual. Sidoqoftë, do t’ju duhet të mbani një qëndrim të matur, veçanërisht në marrëdhëniet ndërpersonale. Të shtunën dhe të dielën i keni ditë premtuese në sajë të Hënës në shenjën tuaj.
Akrepi: Hëna nga e hëna në të martë do të jetë në aspektin e kundërt, Afërdita edhe ajo në kah të kundërt: në dashuri dhe në përgjithësi në marrëdhëniet me të tjerët do të duhet të jeni të kujdesshëm. E enjtja dhe e premtja janë ditët më të mira të javës: më mirë të përqendroheni në këto dy ditë nëse keni diskutime ose sqarime të rëndësishme për t’u marrë.
Shigjetari: Sipas horoskopit të Paolo Fox java do të nisë me këmbën e mbarë. Të hënën dhe të martën, në fakt, do të ketë një Hënë të bukur për t’ju dhënë energji dhe vitalitet, ide të mira për t’i vënë në jetë. Mërkuri do të bëhet neutral të mërkurën, por nuk do të shkaktojë probleme të mëdha. E shtuna dhe e diela intriguese për dashurinë, për të përjetuar emocione të këndshme.
Bricjapi: Këto janë ditë që ju lejojnë të kapërceni disa vështirësi personale dhe të lini pas, njëherë e përgjithmonë, një të kaluar të trishtuar. E enjtja dhe e premtja janë ditët më të mira, ndërsa mes të shtunës dhe të dielës mund të ndiheni të lodhur, të pamotivuar ose nervozë. Më mirë të shkëputeni dhe t’i jepni vetes pak argëtim.
Ujori: Të hënën dhe të martën Hëna do jetë përballë: do të duhet të keni maturi të dyfishtë në punë, por mbi të gjitha në dashuri. Rreziku i diskutimeve të nxehta do të jetë afër. Mërkuri do të jetë në disonancë të mërkurën. Do të duhet të filloni t’i kushtoni më shumë vëmendje shpenzimeve të tepërta. Fundjavë rikuperimi në sajë të Hënës në aspektin miqësor.
Peshqit: Një javë e rëndësishme rikuperimi premton të jetë në çdo aspekt. Të mërkurën, Mërkuri do të jetë sërish aktiv: do të hapen mundësi të reja pune. Mos i humbisni, sepse duke filluar nga fundi i muajit Jupiteri do të armiqësohet dhe shumë mundësi mund të zhduken. E enjte dhe e premte janë 48 orë të përmbajtura: më mirë të mos e teproni. /noa.al