Kronikë

Kush është nëna dhe dy vajzat që u gjendën të vetëflijuara brenda banesës, zbulohet si i gjetën në apartament

Published

on

Kanë dalë fotot e vajzave dhe të nënës të cila, u përfshinë dje në një tragjedi, ku dy prej të cilave janë vetëflijuar dhe vajza tjetër është në gjendje të rënë.

Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi jetonin në zonën e Kombinatit në Tiranë, pasi kishin disa ditë që nuk i përgjigjeshin telefonatave të të afërmve të tyre. Sipas burimeve nga grupi hetimor, trupi i Anisës ka qenë i shtrirë në krevat, ndërsa e ëma dhe Blerta, e mbijetuara e vetme janë gjetur në korridor.

Zhaneta dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mosushqyerjes, dhe trupi i saj është gjetur i pasistemuar, në ndryshim nga ai i Anisës, ku u gjetë shenja vaji, që motra dhe e ëma dyshohet se e kanë lyer për të shmangur dekompozimin, dhe shpërndarjen e aromës së keqe.

 

SI U ZBULUA NGJARJA

Detaje trònditëse dalin në jetë nga vetëflijimi i nënës së bashku me dy vajzat e saj në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku për pasojë humbën jetën dy prej tyre, ndërsa e reja tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Zhaneta Josifi, 56-vjeç dhe e bija, Anisa, 30 vjeçe u gjetën pajetë në banesën e tyre, ndërsa Blerta, 34 vjeçe është dërguar në spital në gjendje të rëndë, që paraprakisht dyshohet të jetë shkaktuar për shkak të mungesës së ushqyerjes së saj.

 

Mësohet se pavarësisht gjendjes së saj të rëndë, Blerta u ka komunikuar shkurtimisht grupit hetimor këto fjalë: “Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”. Ekspertët i kanë gjetur viktimat të lyera me vaj dhe uthull, që siç duket është një rit, me shpresën se ato një ditë do të ringjalleshin sërish.

 

Për të nxjerrë kohën ekzakte të vdèkjes së saj do duhet edhe një kohë më e gjatë. Në trupin e viktimës janë gjetur shenja vaji që e përdorte nëna me motrën tjetër për të mos u dekompozuar trupi dhe për të mos ardhur erë të keqe. Trupi ishte mbështjellë me shtroje dhe mbulesa të shumta.

 

Të treja gratë ishin dëshmitare të Jehovait, ndërkohë që më herët ishte ndarë nga jeta në Përmet dhe bashkëshorti i Zhanetës, i cili dyshohet se ishte themeluesi i degës së jehovait bë Përmet, por nuk dihet ende nëse ndarja e tij nga jeta ka ndodhur përmes vetëflijimit.

 

Sipas dëshmive edhe nga grupi i hetimit, e para që ka ndërruar jetë ka qenë Anisa, pasi trupi i saj është gjetur i dekompozuar, ndërsa ajo është mbajtur në banesë, në pritje të rikthimit të saj në jetë. Si pasojë e mungesës së vazhdueshme të ushqyerjes, që u konfirmua dhe nga drejtori i Policvisë së Tiranës Rebani Jaupi, vetë Zhaneta dhe Blerta, po ashtu kanë kaluar ditë të vështira, që kanë çuar në humbjen e jetës së njërës prej tyre.

 

 

 

Mbetet ende e papërcaktuar sesa kohë është mbajtur trupi i pajetë i Anisës në banesë, ndërsa kanë qenë të afërmit ata që kanë ngritur alarmin në Polici, që Zhaneta nuk i hapte telefonin. Sipas dëshmive të fqinjve, 56-vjeçarja kishte debatuar dhe me të motrën e saj kur i kishte ardhur për vizitë pak kohë më parë, të cilën nuk e kishte lejuar që të futej brenda.

 

Ndërkohë që gjatë gjithë kohës ajo e ka fshehur faktin që Anisa ka ndërruar jetë, dhe kur e pyesnin për të shprehej se ajo ishte duke fjetur gjumë apo në dhomën tjetër. Sipas drejtorit të Policisë në banesën e tyre janë gjetur disa libra me përmbajtje fetare të cilat do të analizohen, ndërkohë që do të mbikqyren dhe kompjuterat dhe telefonat që u gjetën brenda banesës.

 

Nga ana tjetër fqinjët e familjes Josifi shprehen se ato ishin model, dhe se vajzat punonin përpara pandemisë dhe kanë qenë me arsim të lartë. Në muajt e fundit dy vajzat nuk kishin dalë pothuajse fare nga banesa e tyre, ndërkohë që Zhaneta kishte rënë ndjeshëm në peshë.

Exit mobile version