Aktualitet

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Published

on

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë me dije se mazhoranca është duke përdorur katër kandidatët për deputet në 25 Prill që nuk morën mandate.

Alket Hyseni do të mbajë postin e kryetarit të komisionit hetimor për këtë cështje, ndërsa nga ana e opozitës do të jetë Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.

Komisioni Hetimor e ka afatin e punës për një muaj dhe gjatë kësaj kohe duhet të paraqesë të gjitha argumentet e ngritura nga PS-ja për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kujtojmë se nisma për shkarkimin e Presidentit është firmosur nga 50 deputetë të PS-së.

Exit mobile version