Connect with us

Lajme

KUVEND: Dule përplaset me Bushatin për projektligjin e qeverisë “Rama II”

Published

on

Kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ditën e sotme në Kuvnend ka replikuar me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati lidhur me ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

Dule e pyeti Ditmir Bushatin se a i ishte referuar qeveria ligjit të ndonjë vendi të rajonit për model, ky i fundit iu përgjigje se rajoni nuk kishte ligj për minoritete, por se ishin bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Më tej deputeti i PBDNJ i ka paraqitur Bushatit dy ligje konkrete të vendeve fqinje: Kroacisë dhe Malit të Zi duke i vlerësuar si shumë të mirë dhe e ka hedhur poshtë projektligjin e qeverisë Rama II, duke e konsideruar si në shkelje të të drejtave të minoritetit.

Dule: “Kemi pasur regjistrimin e popullsisë në vitin 2011. E dimë sesi rrodhën zhvillimet para atij censusi, edhe amendimet që iu bënë atij ligjit në momentin e fundit. Ai ligj me amendimet e fundit shkel parimet që përcaktohen në nenin 3 të Konventës kuadër.
Sot vjen qeveria e z.Rama dhe e sanksionon këtë shkelje në nenin 5 të ligj dhe thotë se minoritete do të përcaktohen në bazë të ligjti për censusin. Kur KE e thotë qartë e pastër se parametrat e ligjit bien ndesh me nenin 3 të Konventës kuadër. Ligji i z.Rama vjen e na thotë se ne do ta bëjmë në shkelje
Unë do të dëshirja që të hiqni dorë nga kjo dorë propagande.
Ngrihet një pyetje dhe proetston Kryeministri deri ën mediat më prestigjioze se kjo Evropë qenka e padrejtë me vendin e tij, në fakt me qeverinë e tij. Zotëri, nuk ua përmenda më kot vendet fqinjë dhe legjislacionin që ka. Përtej frustracionit të ministrit të Jashtëm. Urdhëroni, ligjin e Kroacisë: Kush bën, kur çfarë dhe si. Një nga ligjet më të mira në lidhje me trajtimin e të drejtave të minoriteteve.
Urdhëroni një ligj të plotë që e ka miratuar Mali i Zi, që thotë ku zbatohen këto të drejta dhe kush ka përgjegjësinë.”