Connect with us

Bota

Ky shtet regjistron vdekjen e parë nga kërpudhat e zeza

Published

on

Ministria e Shëndetësisë e Guatemalës njoftoi se kishte regjistruar vdekjen e parë nga kërpudhat e mykut të njohur si “kërpudhat e zeza”, pasi mjekët e lidhën këtë rast me Koronavirusin.Duke cituar epidemiologun, Edvin Calgoa, ministria tha të hënën se një gruaja e infektuar me kërpudhat e zeza vdiq në 29 qershor, pavarësisht se mori trajtimin e nevojshëm.Ministria tregoi se gruaja vuante nga diabeti.Vlen të përmendet se ka raste të tjera që nuk janë konfirmuar ende nga testet.Raportohet se kërpudhat e mykut janë një sëmundje e shkaktuar nga një infeksion që prek hundën, sytë dhe në disa raste trurin, pasi kërpudhat e mykut hyjnë në trupin e njeriut.Është një sëmundje serioze për njerëzit me diabet dhe ata me një përgjigje të dobët imune për shembull pas një sëmundje tjetër.