Aktualitet

La postin për të luftuar Covid, kryeinfermierja Ana Luca ndan videon ku kullon çizmen mbushur me djersë: Më janë zbardhur flokët, më është rrudhosur fytyra…

Published

on

Ana Luca, kryeinfermierja e spitalit Infektiv  e cila la me dëshirë postin si administratore e spitalit polivalent në QSUT dhe shkoi drejt e në zemër të COVID-19, ka ndarë një video që tregon sakrificën e çdo dite të saj, teksa lufton për jetën e pacientëve të prekur me Covid. Në videon e publikuar nga ajo në rrjete sociale Ana shihet teksa heq  nga “koka te këmbët” kostumin mbrojtës, dorezat, çizmet e maskën, të vëna për t’u mbrojtur nga virusi. Në video vihet re është se ajo kullon e gjitha në djersë, madje në fund kur heq çizmet dhe kur i kthen me kokë poshtë, prej tyre djersa derdhet “ujë”.

“Janë 5 muaj luftë…. më janë zbardhur flokët…..më është rrudhosur fytyra…”, shkruan Ana në postimin e saj.

Shkruan Ana Luca: Jane 5 muaj lufte…. me jane zbardhur floket…..me eshte rrudhosur fytyra… Por nuk me ka ikur buzeqeshja … Sepse ne jemi te gjithe bashke! ne jemi ne lufte me covid 19! Te heshtur e te perkushtuar! Ne flasim me gjuhen e sherbimit mjekesor nga nje armate e tere personeli mjekesor! “Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.”

 

Isaia 40:31

Exit mobile version