Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Gjendet i vdekur brenda parkingut 66-vjeçari në Tiranë, çfarë dyshon Policia

Published

on

Një 66-vjeçar është gjetur i vdekur në nja parking makinash në rrugën ‘Siri Kodra’ në Tiranë, mëngjesin e kësaj të mërkure.

Policia e Tiranës në njoftimin paraprak thotë se vdekja dyshohet se ka ardhur për shkaqe natyrale, megjithatë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.03.2021, në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version