Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ KAS pranon kërkesën e LSI-së, do rinumërohen SOT pothuajse gjysma e kutive të qarkut të Beratit

Published

on

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet ka vendosur që të pranojë kërkesën e LSI-së për rinumërimin e votave në qarkun e Beratit, duke hapur nga e para 114 kuti.

Kutitë pritet që të hapen sot në orën 14:00, dhe do të rinumërohen vetëm votat që janë hedhur për subjektet dhe jo për kandidatët.

Në total qarku i Beratit ka 277 qendra dhe kuti votimi, nga të cilat 114 do të hapen në mesditë, pasi të merren nga Lundra ku ruhen që pas ditës së zgjedhjeve.

Vijon…

Exit mobile version