Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Shpallja “non grata” nga SHBA-të e familjes Berisha, reagon për herë të parë dhëndri i ish-kryeministrit: Sipas Soros 57 udhëtimet e tualetit me…

Published

on

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka reaguar për herë të parë pasi anëtarët e familjes së tij u shpallën “non grata” nga SHBA-të. Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se sipas multimiliaderit Xhorxh Soros, fluturimet që ka bëre Taulant Balla me Edmond Begon ”janë për të mirën e Amerikës”.

Edhe pse Malltezi nuk i ka përmendur me emër protagonistët, duket se reagimi i tij lidhet pikërisht me numrin 2 të socialistëve, dhe lidhjen e tij me biznesmenin Bego, i cili dyshohet se ka qenë anëtar i bandës së Lushnjes.

“Sipas Soros, 57 udhetimet e tualetit me financierin e bandes se Lushnjes (disa me charter) jane bere per te miren e Amerikes”, shkruan Malltezi në postimin e tij në rrjetet sociale.

Vetë Malltezit dhe fëmijëve të tij nuk i është ndaluar hyrja në SHBA, sipas njoftimit zyrtar të dhënë dje nga DASH. Përveç Sali Berishës, të padëshiruar për të shkuar në SHBA janë dhe bashkëshortja e dy fëmijët e tij, pasi sipas amerikanëve dyshohen për korrupsion të nivelit të lartë.

Exit mobile version