Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Telefonata shqetësuese për shefen e Infektivit Najada Çomo, policia e Tiranës nis hetimet për 32-vjeçaren nga Berati

Published

on

Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka kallëzuar në polici një rast shqetësimi, pasi prej disa ditësh merrte telefonata shqetësuese. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Dorjana Bezat.

Çështja po trajtohet nga komisariati nr 4, i cili ka referuar materialet në prokurori për një 32-vjeçare nga Berati, e cila që prej datës 28 janar ka shqetësuar mjeken me telefonata të shumta për motive të dobëta.

Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Exit mobile version