Aktualitet

Lajm i trishtë për Beratit,humb jetën nga Covid-19 në lulen e rinisë 27-vjeçarja

Published

on

Ariola Sakollari (Gjeçi). Vajza nga Berati që priste të martohej së shpejti humbi jetën në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku ishte në intubim.

Një lajm i trishtë ishte për qytetin e Beratit humbja e jetës në lulen e rinisë të një 27-vjeçareje nga lagjia “Donika Kastrioti”. Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga Coronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,ku prej disa ditësh ndodhej në intubim. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital. Ditë zie ka qënë kjo e sotmja,jo vetëm për familjarët e Ariolën që e përcollën për në banesën e fundit por edhe për të gjithë miqtë e ata që e njihnin dhe e donin. 27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese priste të martohej së shpejti por virusi vdekjeprurës e ndau nga i fejuari dhe familja e saj në lulen e rinisë.

Exit mobile version