Connect with us

Showbizz

LAJME Ky është viti i fundit që bën Për’puthen? Olsa Muhameti do të largohet nga programi

Published

on

Aktualisht, në Top Channel, transmetohet sezoni i tretë i “Përputhen”, që sigurisht ka ngjallur swrish polemika. Miliona klikime, komente, shkrime, të gjitha për historitë e disa të rinjve, që zgjedhin ta gjejnë dashurinë në ekran.

Pas suksesit, sigurisht, veç formulës interesante, qëndron stafi, me në krye, autoren e programit, Olsa Muhameti. Mirëpo, siç tregon ajo, puna në “Për’puthen” është ‘strapacuese, ezauruese’, ndaj ajo ka zbuluar planet e saj për të ardhmen, pasi ky sezon të përmbyllet.

Olsa ka zbuluar se ky mund të jetë ndoshta viti i fundit që bën “Për’puthen” dhe për këtë e ka një arsye. “Mendoj se ky është viti i fundit që bëj Për’puthen. Kështu që do të më duhet të pushoj”, shkruan autorja në një ‘mini-intervistë’ të zhvilluar me ndjekësit në Instagram. Megjithatë, ajo shkruan se pas kësaj do të vijë me një program të ri, ndonëse nuk ka treguar asgjë më shumë.

Gjithashtu, në bisedën me ndjekësit ajo ka zbuluar se nga nëntori, do të ketë hyrje të reja në program, pasi nesër nisin audicionet, vetëm për djemtë.
Ajo ka treguar po ashtu se në fillim ndihej keq kur sulmoheshin lidhur me programin, skenarin e shumpërfolur, etj, por tani është mësuar, e në fund të së gjithës sfidën e ka patur me veten, që metamorfoza e famës të mos e ndryshojë atë që ajo është në ë vërtetë.