Connect with us

Aktualitet

Lajmi fundit/Nga nesër në karantinë? Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet neser për masat e reja

Published

on

Komiteti Teknik takim online me kryeministrin Edi Rama

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet sërish ditën e nesërme për të shqyrtuar masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Në mbledhjen e fundit, ditën e premte, Komiteti Teknik vendosi të mos aplikojë asnjë masë shtesë, apo të mos përforëcojë masat aktuale, ndonëse situata në vend prej disa javësh paraqitet e rëndë.

Ky vendim nuk u prit mirë nga shumë ekspertë, politikanë, por mesa duket edhe nga vetë anëtarë të Komitetit që paralajmëruan për një mbledhje të re të hënën, raporton newsbomb.al.

Që prej mbledhjes së fundit, në vend është vënë re një rënie e lehtë e rasteve të reja të infektimeve, por numri i viktimave ka qenë tepër i lartë, duke vendosur edhe rekordin e zi, këtë të dielë me 21 jetë të humbura.

Ndonëse nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Komiteti Teknik ditën e nesërme, ndër masat që mund të preken janë transporti publik, kalimi i shkollave online, baret dhe restorantet, si dhe fasha e orarit të karantinës që aktualisht është në 20:00.