Connect with us

Showbizz

Lanë pas mëritë? A është vallë zëri në videon e Melisës, ai i Shqipe Hysenajt

Published

on

Një video e publikuar në TikTok dhe e shumëkomentuar nga ndjekësit ka nxitur një dilemë, lidhur me faktin nëse zëri në videon e publikuar nga Melisa është i Shqipes ose jo. Për çfarë bëhet fjalë?

Melisa publikoi një video të sajën ku gjendej në biznesin e ish-konkurrentit Andi Shehi. Teksa dëgjohet në sfond zëri i vetë këtij të fundit, në një moment dikush tjetër thotë:

“Imagjino…”, dhe fansat janë të bindur se ajo që foli ishte Shqipe Hysenaj.

“Shqipja, Andi dhe Melisa bashkë”, është mbishkrimi që shoqëron videon në fjalë.

Diçka e tillë duket se e ka surprizuar publikun, nisur nga marrëdhënia e acaruar mes tyre. Ishte Shqipja ajo që në një intervistë për Top Albania Radio do të deklaronte se Andi dhe Melisa janë bashkë dhe madje kanë nisur të bashkëjetojnë. Po kështu, më 28 janar ajo përmendi faktin që Andi e kishte ende brenda partneren e tij, duke lënë të kuptohej se po fliste për Melisën.

“Andi e ka lënë në emision o Fatioon Kuqari, se vërtetë ta hodhi fundin ty, por shigjeta ishte diku tjetër. E the mirë janë bërë dashnor me njëri-tjetrin. Faleminderit që jeni tallur me të gjithë ne.. unë kam fol gjithmonë me fakte, por çfarë të bëjmë që kanë njerëz sipër tyre që i mbulojnë”.

E gjitha kjo solli për herë të parë reagimin e Melisës, nëpërmjet një videoje në InstaStory.

“Nuk më besohet që ndërkohë që po bëj makeup-in, unë duhet të rri dhe të mendoj rreth thashethemeve të disa njerëzve që më quajnë ‘fake’ vetëm për faktin që janë dashuruar kokë e këmbë me mua dhe unë jam ‘fake’ se s’jua var. Little bitch të lutem krijo një jetë. Siç po i jap drejtim unë, jepi dhe ti. Byee”.