Aktualitet

“Legen!” Ylli Manjani bën reagimin e papritur, revoltohet keq pas këtij vendimi të Ramës

Published

on

Vendimi i qeverisë për të vaksinuar një pjesë të personaliteteve të moshuar ka sjellë shumë reagime. Avokati Ylli Manjani ka qenë një prej kritikëve, ku ka shpërthyer me tone të forta në rrjetet sociale.

Postimi i Manjanit:

“Sipas fjalorit politik shqip-shqip:

Personalitet”- është personi që qeveria i jep ushqim, banesë, autorizim për televizor ose vaksinë jashtë radhe, kur për të tjerët nuk ka.

Po sipas këtij fjalori:

“Legen”- është personaliteti me të cilin qeveria lan duart para njerëzve. Asgjë personale. Kam shumë respsekt për të vaksinuarit jashtë radhe, por fjalori politik që ka ngelë që prej komunizmit i ka këto kuptime”, – shkruan Manjani.  Lajme.al

Exit mobile version