Aktualitet

Paloka: Rama –“ Nëse iki unë do mbeteni jashtë pa banesa.” Në fakt jashtë janë tani njerëzit që prej 2 vitesh.

Published

on

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka, ka zhvilluar sot një takim prezantues në Gramëz të Krujës, ku edhe u njoh me shqetësimet e banorëve të zonës.

Ai tha se pronarët e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti duhet t’i marrin lekët në dorë dhe se nuk kanë se pse të sorollaten sipas tij nga shteti

“Nuk është hera e parë që unë jam këtu dhe dikush më pyeti nëse ka ndryshuar diçka nga fusha këtu në Gramëz. Fatkeqësisht as nga fusha, as nga Shqipëria nuk ka ndryshuar gjë për mirë, jemi në vend-numëro për ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe gjithçka. Madje ka vende ku kemi bërë dhe prapa.”, theksoi ai.

Varfëria dhe emigrimi –tha Paloka-janë shqetësimet kryesore gjatë viteve të fundit.

“E nisëm në ’90 si vendi më i varfër i Bashkimit Europian, tabu të cilën e thyem gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Ndërkohe sot jemi kthyer po aty, shqiptarët po largohen njëlloj si në vitin ’91. 25 prilli është ditë vendimtare për ne. kjo për shqiptarët është betejë për të mos na ikur fëmijët, ndërsa këta e kanë betejë për të shtuar milionat.”, tha Paloka.

Sakaq Paloka ironizoi qeverinë, me faktin që opozita është aq konstruktive sa i tregon qeverisë se çfarë duhet të bëjë. Gjithashtu nuk mbetet pas as identifikimi i vendit me krimin ne mediat e huaja, gjë për të cilën Paloka theksoi se ka vende të cilat duan të rikthejnë vizat me Shqipërinë vetëm për këtë arsye.

Exit mobile version