
Një lëkundje sizmike u ndje, rreth orës 21:40, në Patras dhe zona të tjera të Akaisë dhe Etoloakarnanisë në Greqi.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti kishte një madhësi 4 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte 10 km në jugperëndim të Nafpaktos, ndërsa thellësia fokale u përcaktua në 10 km.
Tërmeti kishte një kohëzgjatje të gjatë, një fakt që e bëri atë shumë të dukshëm dhe të ndjeshëm në disa qytete.