Connect with us

Kuriozitete

Limuzina e diktatorit Hoxha, cilat ishin funksionet unike për kohën

Published

on

Emisioni “Opinion” i është dedikuar sot makinave retro në Shqipëri. Limuzina e diktatorit Enver Hoxha është padyshim makina retro më e famshme dhe më me vlerë. Diktatori Hoxha e përdori atë për disa raste të veçanta. Ajo është prodhuar në 1966 dhe në atë kohë ishte makina më luksoze dhe më e shtrenjtë e kohës. Një mrekulli inxhinierike, e prodhuar me porosi dhe e personalizuar. Makina është e markës Mercedes Benz dhe ka të regjistruara 14 mije kilometra. Ajo është prodhuar në afro 5 copë dhe ka funksione që për kohën nuk i kishte asnjë makinë serie. Midis tyre, kondicionim me dy zona, sedilje me amortizim special dhe radio komunikimi. Makina ka një lartësi tej normales në pjesën e prapme të saj. Ajo është e veshur me inoks që ishte diçka e rrallë tek makinat dhe me rimeso qershie. Makina ka hapjen e xhamit dhe shtyrjen e sediljeve me buton, ndezjen dhe uljen automatike të perdeve. Pasagjerët në sediljet e prapme kanë mundësi të përdorin dy tavolina, një karakteristikë e rrallë e kohës.