Aktualitet

Lirohet pas 6 orësh marrje në pyetje Petrit Sulaj, ish-drejtori i Aviacionit Civil

Published

on

Petrit Sulaj, ish-drejtori i Aviacionit Civil është liruar pas gjashtë orësh qëndrimi në Komisariat.

Sulaj u shoqërua të enjten pasi numri i tij i celularit doli tek bisedat telefonike të kontrollorëve ajrorë që u shoqëruan.

Sulaj ka thënë në polici se nuk është për ndërprerje të punës por për dialog mes palëve.

Kreu i Sindikatës, Armando Fezga, përgjegjësja e turnit, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini janë vënë në pranga pasi dyshohen se janë organizatorë të kësaj proteste.

Ndërsa mbi 20 të tjerë janë shoqëruar në Polici gjatë natës për t’u marrë në pyetje, ndërsa më pas janë lënë të lirë. Ndërkohë, fluturimet kanë nisur normalisht ditën e sotme në Rinas.

Exit mobile version