
Kreu i Frymës së Re Demokratike Sali Shehu ka reaguar pasi Bashkia e Tiranës i ka kërkuar këtij subjekti të lirojë godinën ku është vendosur selia.
Shehu deklaroi sot për mediat se kjo është një tentativë e neveritshme kundër FRD dhe se nuk do të lëvizë nga zyra. Ai tha se do të ketë kallëzim penal.
“Kjo është një tentativë e neveritshme kundër FRD. Nuk na lejojnë të futemi brenda. Kemi përgatitur kallëzim penal për Bashkinë. Do të jem në zyrë nëse e kanë vendosur le të më arrestojnë”, deklaroi Shehu para mediave.