Aktualitet

Lista Serbe: Nuk do ta mbështesim qeverinë e Kurtit!

Published

on

Subjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës, Lista Serbe, t së fundmi ka deklaruar se nuk do ta votojnë qeverinë Kurti.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiç është shprehur se Kurti me “në mundësinë e parë për veprim ka shkelur Kushtetutën”.

Sipas tij, Listës Serbe i takojnë dy ministri, meqenëse, sipas tij, ajo i ka 11 deputetë. Simiç tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje. Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme, ku pritet të zgjedhjet Qeveria e re e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kreun e partisë, Albin Kurtin për postin e kryeministrit. Në ekspozenë e tij para deputetëve, Kurti tha se në këtë seancë do të jetësohet “vullneti i qytetarëve” që votuan në zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat ai i cilësoi si referendum.

Kurti tha se drejtësia, shëndetësia e arsimit kanë nevojë për reforma. Në prezantimin e kabinetit qeveritar para deputetëve Kurti bëri të ditur se për Listën Serbë është ndarë udhëheqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Në Kosovë tri ministri iu ndahen pakicave, siç edhe parashihet me Kushtetutë. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tetë deputetë.

Exit mobile version