Connect with us

Politike

LSI: Dy shkolla nëntë vjeçare ende të papërfunduara

Published

on

Lëvizja Socialiste për Integrim, në Durrës është shprehur sot nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në FaceBook, se se vonesa, mungesa e transparencës po shoqëron proçesin e rindërimit në qytetin bregdetar. LSI- i referohet rastit të dy shkollave nëntë vjeçare, përkatësisht ajo “Qemal Mici” dhe “Bedrie Bebeziqi”, të cilat duhet të kishin përfunduar.

“Sipas projektit këto dy shkolla duhet të kishin përfunduar së ndërtuari brenda vitit që kaloi dhe nxënësit duhet të ishin ulur në klasa.

Në shkollën “Bedrie Bebeziqi” mungon tabela informuese e projektit e cila është e detyrueshme sipas ligjit nr.894, datë 4.11.2015”, shkruan LSI.

Sipas partisë opozitare vonesa dhe mungesa e transparencës, është duke shoqëruar proçesin e rindërtimit.

“Vonesa, mungesë transparence, dhe ende kaos e papërgjegjshmëri me rindërtimin sidomos me pallatet e dëmtuara prej të cilave asnjë nuk është ndërtuar, dhe 8,000 banorët që në këto ditë tejet të ftohta po kalojnë dimrin e dytë në çadra dhe kontenierë”, shkruan LSI.

Kjo parti në fund të postimit bën thirrje që në zgjedhje ti jepet fund kësaj qeverie të papërgjegjshme.

“Më prill të gjithë së bashku për një qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe në shërbim të banorëve të Durrësit’, shkruan ajo.