Aktualitet

Luan Rama: Do të njohim rezultatin e zgjedhjeve të paprekura dhe me standarde

Published

on

Zv.kryetari i LSI-së, Luan Rama deklaron se opozita po punon për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 prill.

Sipas tij, opozita do të njohë rezultatin legjitim të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të pa prekura nga dora e atyre që janë mësuar të vjedhin dhe të manipulojnë zgjedhjet.

“Ne kemi organizuar të gjithë rrjetin e veprimtarëve qytetarë, e militantëve, anëtarëve, simpatizantëve të opozitës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me trupat e monitorimit ndërkombëtar të zgjedhjeve, trupit diplomatik në Shqipëri, për të gjithë ata që janë të interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Ne nuk po përpiqemi për të realizuar zgjedhje të pranueshme, por për të realizuar zgjedhje me standarde dhe nga ana e opozitës, angazhimi është maksimal”, tha në “Top Talk”.

Exit mobile version