
Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka përfunduar në prokurori dhe për shkak të një fansi.
Mësohet se prezantuesja ka denoncuar një fans që e përndjek në Prokurorinë e Tiranës, duke iu kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh.
Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Vjollca përballet me fansat në organet e drejtësisë.
Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e moderatores dhe këngëtares.
Po kështu mësohet se ajo lëviz me makinë me shofer për shkak të këtyre problemeve.