Connect with us

Bota

“Lufta” me COVID-19, bota bën bilancin e viktimave

Published

on

Pandemia e COVID-19, tashmë është problemi kryesor me të cilin po përballen thuajse të gjitha shtetet e botës. Shifrat flasin se viktimat janë rritur nga dita në ditë, ndërkohë që lajmi i mirë është se dhe numri i të shëruarve është rritur gjatë ditëve të fundit.

Më shumë se 5 453 650 raste infektimi dhe 344 107 të vdekur u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.  Ndër këto raste, të paktën 2 133 900 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 2 818 vdekje të reja dhe 94 365 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 653 SHBA me 518 dhe Meksika me 215.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 985 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 268 të shëruar midis të premtes dhe të shtunës. 11 raste infektimi janë regjistruar midis të dielës dhe të hënës.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 653 390 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 97 948 vdekje dhe 366 736 të shërime.