Connect with us

Aktualitet

Lufte mes kapove të PS-së së Durresit, Ardit Kërtusha akuza Luan Zazës: Plehrë që do të pasurohesh me të vdekur!

Published

on

Pas publikimit të skandalit në varrezat e Durrësit ku dukej gjendja skandaloze e katër varreve, të cilët janë zhvendosur si pasojë e rrëshqitjes së dheut, në videot e denoncuara ditën e djeshme nga Partia Demokratike, nuk kanë munguar as reagimet e vet simpatizanve të PS-së.

Ish kandidati për kreun e PS së Durrësit, Ardit Kërtusha, i cili nuk i ka kursyer akuzat ndaj Luan Zazës madje deri aty sa të shkruajë se Zaza kërkon të pasurohet me të ndjerët.

 

“Luani i plehrave distancohu nga makinacionet dhe inskenimet e neveritshme duke sajuar histori të tipit që dheu rrëshkiti rastësisht sot dhe prishi 4 varre. Detyron ish punonjësit e tu të bashkëpunojnë në këtë krim kaq të ulët dhe të pashpirt që edhe një herë të tallesh me qytetarët durrsakë duke justifikuar ne kete mënyrë marjen e prokurimit të lançuar nga Bashkia e Durrësit për menaxhimin e varrezave të qytetit. Ti ke kohë që nuk je Luan më saktë ske qen kurrë i tillë por je kthyer në një hienë të neveritshme që kërkon të pasurohesh dhe me të ndjerët, por si hiena që ushqehet me kërrma. Turp ku ka perfunduar babëzia jote dhe e sojit tënd. Kujdes! Këtë here do të perballesh me reagim të përditshem qytetar dhe jo vetëm. Harroji dhe për pak kohë varrezat!” shkruan Kërtusha.