Aktualitet

Lulzim Basha takim me drejtuesit e PD: Nuk do t’i njohim zgjedhjet!

Published

on

Rreth 8 pas zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Demokratike duket se nuk do t’i njohë ato.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me 71 drejtuesit e degëve të partisë në rrethe ka deklaruar sipas burimeve, se PD nuk do t’i njohë zgjedhjet që sollën fitore të Partisë Socialiste mes akuzave nga opozita për blerje të votave.

Javën e ardhshme sipas burimeve, Basha do të zhvillojë ture nëpër Shqipëri për të mbledhur prova për manipulimet.

PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve. Javën e ardhshme do të nis tur në çdo degë të PD-së”, mësohet të ketë deklaruar Basha./Panorama/

Exit mobile version