Connect with us

Uncategorized

“Ma mbyllët gojën fare”, mësuesja i nxjerr të palarat” Bashës: Ja çfarë roli kishte në klasë, ai kurrë nuk …

Published

on

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me gratë me rastin e 8 Marsit.

Në këtë takim, kryedemokrati tha se nuk ka Shqipëri pa gra të forta, duke shtuar se borxhi ndaj nënave nuk mund të lahet kurrë.

“Nuk mund të ketë Shqipëri të fortë pa gra të forta. Me gra të forta, ndalojmë dhunën në familje. Me gra të forta ndalojmë largimin e rinisë. Borxhi ndaj nënave nuk lahet kurrë. Aty ku ka pabarazi mes grave dhe burrave, ka pabarazi dhe padrejtësi. Duhet të ketë punësim për të gjithë dhe në veçanti për gratë dhe vajzat shqiptare. Ndryshimin ta sjellim të gjithë bashkë. Gratë t’i prijë ndryshimit”, u shpreh Basha.

E pranishme në këtë takim, ishte edhe ish-mësuesja kujdestare e Bashës, e cila tha se kryedemokrati ishte një nxënës shembullor dhe lexonte shumë.

“Ju nuk e dini por unë po ju prezantohem, e kam pas 4 vite në klasë kujdestare. Luli ka qenë nxënës shembullor, lexonte shumë. Ai ka qenë një organizator i mirë në klasë, por jo të të imponohej, ai nuk imponohej kurrë.  Kjo është njerëzorja, po të jetë njeriu njeri, prit të mira prej tij”, është shprehur një zonjë, e cila ka qenë dhe mësuesja kujdestare e Bashës.

“Ka ditur zoti ku ta hedhi shpirtin”, është shprehur një nga gratë e pranishme në këtë takim.

“Tani ma mbyllët gojën fare” tha Basha.news bomb.