Connect with us

Aktualitet

“Ma thajtët zemrën, allahu ju past dërgu në xhenet në këtë natë të madhe të Ramazanit”, prek me fjalët vajza që humbi familjarët nga helmimi me kërpudha në Durrës

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti të Gjilanit, ku tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja kanë humbur jetën, ndërsa ndodheshin në Shqipëri me pushime. Dyshimet e para janë se anëtarët e familjes nga Gjilani janë helmuar nga këpurdhat e helmuara që i kanë mbledhur në zonën e Gjirit të Lalzit dhe që më pas i kanë konsumuar në banesën e tyre.

Vajza e Afrimit, përmes një postimi në rrjete sociale ka prekur me fjalët e ndjera kushtuar familjarëve të saj të dashur.

“Shpirtat e mi ma thajtet zemren allahu ne lula te xhenetit ju past dergu ne kete nate te madhe te ramazanit“, ka shkruar vajza e Afrimit.

Më këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Haliti.

Haziri ka shkruar se apeli i tij është që të hidhet dritë sa më parë mbi ngjarjen e rëndë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

Kujtojmë se në lidhje me ngjarjen policia shqiptare bërë procedimin penal të dy mjekëve në manëz për “Mjekim të pakujdesshëm”, ndërkohë që hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.