Aktualitet

Makina e bërë ‘shoshë’ nga mbi 200 plumba, bandat vrasin shefin e policisë

Published

on

Shefi i policisë në Sinaloa të Meksikës, Joel Ernesto Soto, i është bërë atentat ditën e sotme. Sipas mediave të huaja, disa persona të armatosur, kanë derdhur mbi makinën e policit mbi 200 plumba, duke e lënë të vdekur në vend.

Soto-s iu bë një tjetër atentat tri javë më parë, por fatmirësisht asokohe arriti të mbijetonte.

Pas vrasjes tragjike, autoritetet mendojnë se qëndron banda Sinaola, e cila kontrollon vendin.

Sidoqoftë, nuk është ende e qartë se kush mund të ketë qenë pas sulmit të Soto.

Sekretari i sigurimit të shtetit të Sinaloa, Cristóbal Castañeda, tha se Soto po kthehej nga një udhëtim për të parë familjen e tij kur i zunë pritën.
Castañeda tha se Soto po udhëtonte me truprojat e tij por kishte vendosur të mbante një “profil të ulët” dhe udhëtoi me një “makinë diskrete” kur u sulmua.

Sipas bilanceve të publikuara, vitin e kaluar, më shumë se 500 oficerë policie u vranë në Meksikë, shumë prej të cilëve u shënjestruan nga bandat e fuqishme kriminale të vendit dhe kartelet e trafikut të drogës.

Exit mobile version