Aktualitet

Makina, hotele, bare/ 186 vite burg për 17 të pandehurit e dosjes 339/3, GJKKO iu konfiskon pasuri në vlerë 5 mln euro

Published

on

Me datën 01.02.2021 ka përfunduar gjykimi në shkallë të parë i procedimit penal në ngarkim të pandehruve Admir Hoxha dhe të pandehurve të tjerë. Në përfundim nga gjykata janë deklaruar fajtor të gjithë të pandehurit e akuzuar nga Prokuroria e Posaçme, për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre.

Rezulton se pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar me 125 vite burg 17 të pandehurit për dosjen 339/3, ndaj tyre është vendosur edhe konfiskimi i pasurive të tyre. Kjo pasuri kap vlerën e rreth 5 mln euro dhe do t’i kalojë në favor të shtetit. Bëhet fjalë për një hotel 4 katësh në Rinas, truall ndërtimi dhe automjete luksoze.

Pasuritë e konfiskuara

Bar-Restorant, Hotel “ADOR” 1,2,3,4 kat +Podrum, në Rinas, Krujë, me sipërfaqe 3320 m2, sipërfaqe ndërtimi 638 m2, katër kat mbi tokë, një kat nën tokë, me sipërfaqe podrumi 630 m2, kati përdhe 550 m2, kati i dytë 180m2, kati i tretë 30m2, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti tip Audi, me targë AA 485 SN, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti tip “Porche Cajen” me targa AA323 PE, në pronësi të të pandehurit Esat Mehmeti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 462 AD, “MITSUBISHI”, në pronësi të të pandehurit Xhevit Shuti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa DR 328 A, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 643 UP, në pronësi të të pandehurit Flamur Çelaj, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 870 UP, në pronësi të të pandehurit Shkëlqim Avdyli, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti Audi A6, me targa AA 593 RN, në pronësi të të pandehurit Saimir Sulejmani, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.GZ shekullit.

Exit mobile version