Aktualitet

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në Durrës, plagoset drejtuesi 20-vjeçar dhe 4 pasagjerë të rinj

Published

on

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Policia njofton se një makinë tip “Opel”, që drejtohej nga një 20-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe katër pasagjerët, përkatësisht të moshave mes 16 dhe 30 vjeç.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.07.2021, rreth orës 02:40, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Exit mobile version