
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu këtë të premte e ka nisur sërish me një thirrje për qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të mos e humbin vigjilencën.
Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë apel të bashkëpunojnë në mënyrë që të këpusim zinxhirin e infektimeve nga COVID-19.
Ndër të tjera ajo thekson se duhet t’i bashkohemi sakrificës së ekipeve mjekësore që janë̈ në vijën e parë të frontit, në betejën e përditshme me virusin e rrezikshëm, për të shpëtuar jetë.