Connect with us

Aktualitet

Manja komenton listat e kandidatëve për deputetë, paralajmëron LSI: Ja çfarë do ndodhë në 25 prill

Published

on

Ulsi Manja ka bërë deklarata të forta ndaj LSI-së duke thënë se më 25 prill do të dalin në pah skenarët e saj të shit-blerjes së votave. Manja u shpreh për Report TV dita e zgjedhjeve do të nxjerr se kush është lista fituese dhe kush është ajo që po përpiqet dhe po krijon të gjitha skenarët e shitblerjes së votës për të siguruar mandate në parlament, duke u shprehur se këto janë manovra që bëhen nga LSI.“Unë listën e LSI nuk e di as kë kishte në listë kur ishin në parlament, këtë të rene as e kam marrë mundimin ta lexoj qark për qark. 25 prilli do të jetë një betejë ku shqiptarët jo vetëm do të votojnë PS por do të nxjerrin në sipërfaqe edhe armiqtë e votës së lirë në këtë vend. Nuk është vonë të braktisen skenarët e shitblerjes së votës nga sot deri më 25 prill. Pra suksesi i asaj liste do të duhet ti kthehet realisht votës së lirë të shqiptarëve. 25 prilli do të përcaktojë kush është lista fituese dhe kush kanë qenë armiqtë e votës së lirë”, tha Manja.Manja përmendi edhe deklaratat e presidenti Ilir Meta se ‘do ti pritet dora kush prek votën’ duke thënë se këto thirrje t’ia drejtojë personit që i besoj kryesimin e partisë që ai la pas duke iu referuar Monika Kryemadhit. Manja tha se ‘duart e prera’ do të jenë në kampin tjetër dhe se në kampin e PS nuk do të ketë asnjë njollë as në thoin më të vogël, pasi suksesi i fitores së PS nuk është ngritur mbi shitblerjen e votës.