Uncategorized

Manjani: Rama dhe Meta dallojnë nga njëri-tjetri prej…Koçove!

Published

on

Përmes një postimi në rrjetin social, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një analizë vere, nisur nga pyetja që i është bërë se ç’dallim kanë Rama dhe Meta nga njëri-tjetri? E si për t’i dhënë një përgjigje kësaj pyetje, ndonëse siç shkruan ai vetë nuk donte të merrej me politikë këtë muaj, Manjani ka pohuar se Rama dhe Meta përfaqësuan të majtën, por nuk u sollën si të majtë. Sipas tij, në jetën e tyre politike patën nga një Koço si “këshilltarë politikë, pra dallimi nuk është ndërmjet tyre, por ndërmjet Koçove.

 Ja statusi i plotë i Manjanit

Analizë vere..

………

Nuk desha të mendoj e as të merrem me politikë këtë muaj! Në vijim gjithnjë e më pak do harxhoj kohë me komente politike. Por dikush më ngacmoi me një pyetje vere. “Ç’dallim kanë Rama dhe Meta nga njëri-tjetri?” E mendova dhe ju përgjigja: Rama dhe Meta përfaqësuan të majtën, por nuk u sollën si të majtë. Në jetën e tyre politike patën nga një Koço si “këshilltarë politikë”. Pra dallimi nuk është ndërmjet tyre, por ndërmjet Koçove. Njëri është Kokëdhima, ndërsa tjetri Danaj… Dallim i dukshëm, apo jo?

Exit mobile version