Connect with us

Aktualitet

Manstirliu: Hiqni dorë nga grumbullimet dhe festat. Janë kthyer në vatra infektimi

Published

on

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrirliu,  gjatë një mesazhi për qytetarët, tha se duke parë situatën institucionet po përgatiten për të marrë të gjitha masat për muajët në vijim. Manastirliu theksoi se në këtë luftë me virusin ne duhet të ndihmojmë të gjithë njëri tjetrin dhe ti kemi me vet gjithmonë masat mbrojtëse.

Ajo bëri apel qe të hiqet dorë nga grumbullimet dhe festat, pasi ato janë kthyer në vatra infektimi.

“Sot duhet të ndihmojmë njëri tjetrin ti kemi me vete armët që të luftojmë virusin kudo ku të jemi. Sakrifica e vetme është të jemi më shumë vigjilentë në këtë kohë. Të jetojmë ditën si njerëz të përgjegjshëm pasi mund tua transmetojmë më të dobëtëve. Deri sa kjo pandemi të mposhtet duhet të heqim dorë nga grumbullimet dhe festat. Normaliteti i ri kërkon ta shohim distancimin fizik si një mjek që e tregon më shumë dashurinë, të përdorim maskën, rregullat e higjienës”, tha ajo.