Aktualitet

Marrëveshje Rama-Basha? Meta: Le ta bëjnë që tani! Të jeni të sigurt, do i mundi Boikeni i vetëm

Published

on

Presidenti Ilir Meta ka ironizuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për koalicion me Lulzim Bashën pas 25 Prillit.

Ai tha se kjo është ftesë e sinqertë si ajo e 17 Majit ndërsa shtoi se nëse duan të bëjnë koalicion të gjitha partitë duhet ta shpallin që tani.

Ftesë e sinqertë si ajo e 17 Majit. Përgjigja ime në parim është kjo se çdo koalicion para se qytetarët të votojnë duhet të shpallet. Duhet ta shpallin që tani. Të jenë të sigurt do i mund Bojkeni edhe I vetëm”, deklaroi Meta.

Meta deklaroi se skenari i socialistëve në Vlorë është djegur ndërsa shtoi se çunat problematikë nuk kanë vend në Vlorë. Ai ftoi edhe njëherë në takim Damian Gjiknurin duke e njoftuar se nesër do të jetë sërish në Vlorë.

“Numri 8 në Vlorë kishte një skenar për të marrë 9 pa ndeshje fare. Ky skenar është djegur. Atje nuk ka burra Damiani, atje ka burra pushka. Çunat problematikë nuk kanë vend në Vlorë. Vajzat dhe gratë problematike të Vlorës e kuptoni çfarë mund t’u bëjnë këtyre që i kanë në rreth.

Presidenti nuk i shet dhe nuk i trafikon kurrë, por do i mbrojë nderin e vajzave të gjithë Shqipërisë. Nesër e njoftoj Damianin që jam në Vlorë prapë dhe është I ftuar prapë atje të vijë. Meqë ka këto të dhëna Damiani që unë shkoj fshehtas në Vlorë”, tha Meta.

Exit mobile version