Connect with us

Kulture

Martina Franca, me një spot, për mbështetjen e turizmit në kohë pandemie

Published

on

Në Puglia, ka një qytet në zemër të luginës së Itria, që është gati tju mbështes. Martina Franca,  djepi I barokut, i bukurisë, me një bukuri të përjetshme, një margaritar i rrethuar nga troje të mbrekulleshme dhe ferma të lashta.

Kështu fillon vido spot, që disa figura të njohura nga bota e kulturës, argëtimit dhe sportit kanë krijuar falas, si një dëshmi të jashtëzakonshme, të vendlindjes së tyre, Martina Franca, me qëllim për të mbështetur, turizmin në kohë pandemie.

Nisma është marrë nga shoqata “ Maxhika Valle Dltria” dhe ka gjetur mbështetjen e Rossella Brescia, balerinë dhe drejtuese e një emisoni në radio, shkrimtarit Donato Carrisi, Beppe Convertini, , Antonio  Giovinazzi, sportist i Formula 1 dhe Leo Muscato, regjisor.

‘Magica Valle d’Itria’ mbledh së bashku rreth tridhjetë menaxherë dhe pronarë të objekteve hoteliere, sëbashku me familjet e tyre, të cilët nuk kanë pasur mundësi reklamimi.  Për të harruar çdo rënie  gjatë pandemisë dhe të luftojnë për të identifikuar mjetet e duhura për rinisjen.

“Asnjëherë nuk është kaq shumë i rëndësishëm një projekt i tillë rindërtimi- thotë nënkryetarja i Magica Valle d’Itria, Antonella Caroli . Pandemia ka prodhuar vdekje, ka varfëruar italianët, ka kthyer jetën tonë përmbys, të gjitha siguritë dhe pikat tona të referencës. Kjo video përfaqëson për ne një simbol të rezistencës, të rifillimit, por mbi të gjitha të bashkimit. Një nisje me qëllim për të promovuar mirëqenien e një qyteti dhe shtyllat e tij kulturorë dhe ekonomikë.